Ju dhe partneri duhet të dini shumë për njëri-tjetrin para se të vendosni ta kaloni jetën së bashku
Çfarë konsideroni tradhti? Çfarë mendoni për divorcin? A dëshironi të bëni fëmijë? Këto janë disa nga bisedat kyçe që duhet t’i bëni!
Por ka edhe aspekte të jetës ku pak mister është në rregull. Ekspertja e lidhjeve Andrea Syrtash, tregon pesë gjërat të cilat jo domosdoshmërish duhet t’i ndani me partnerin para se gjërat të fillojnë të bëhen serioze, transmeton Telegrafi.
Sa partnerë seksualë keni pasur
Kur është fjala për seksin, Syrtash thotë se duhet ta dini se asnjëri prej jush nuk keni sëmundje të transmetueshme seksualisht. Sidoqoftë, përveç kësaj, ekspertja e lidhjeve sugjeron që nuk është e nevojshme t’ia tregoni numrin e partnerëve seksualë që i keni pasur, pavarësisht se këtë sugjerim shumica e kundërshtojnë.
Çfarë nuk ju pëlqen rreth partnerit
Syrtash thotë se asnjëherë nuk duhet ta luani lojën: “Çfarë nuk të pëlqen tek unë”! Të bashkëjetoni me dikë është hap i madh, dhe duhet ta keni parasysh se nuk jeni kopje e njëri-tjetrit. Prandaj, është normale se partneri bën diçka që juve iu irriton, por jo gjithsesi duhet t’ia thoni këtë.
Shprehitë ditore të shpenzimit të parave
Syrtash thekson se është e rëndësishme që partneri ta dijë për borxhet që i keni, duke përfshirë shumën totale të borxheve që i keni dhe si jeni duke i kthyer ato.
Në fakt, sipas saj, gënjeshtrat rreth çështjeve financiare mund ta shkatërrojnë lidhjen.
Çdo pikë ndjenje që e keni për ish- partnerin
Është në rregull të mos e dini nëse partneri ende ka ndonjë ndjenjë të caktuar për ish- të dashurën, dhe e njëjta gjë vlen edhe për ndjenjat tuja që i keni për ish- partnerin! /Telegrafi/