LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunë në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Katër raste të dhunë në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia përmes raportit 24 orësh bënë të ditur, se në  territorin e Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore  janë raportuar 4 raste të dhunës në familje. Vendet ku janë raportuar këto raste të dhunës janë në qytetin e Podujevës, në Gllogoc të Deçanit dhe dy raste në Prishtinë.

Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje:


Podujevë, 04.12.2021-23:02. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishin rrahur fizikisht në mes veti dy të dyshuarit vëllezër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gllogoc, 04.12.2021-23:32. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj kishin  pësuar lëndime trupore. Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 04.12.2021-23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, babai i saj i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit  është  dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 05.12.2021-14:00. Dy viktima,  një mashkull dhe një femër kanë raportuar se ishin fyer dhe kërcënuar nga i dyshuari kosovari cili kishte qenë nën ndikim te narkotikëve. Është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori