LAJMI I FUNDIT:

Katër pjesët e anashkaluara të trupit që duhet të lyhen me krem kundër diellit

Katër pjesët e anashkaluara të trupit që duhet të lyhen me krem kundër diellit
(Foto: MadeForMoms)

Një hulumtim i kryer në Universitetin e Liverpulit ka zbuluar se qepallat, këndi i brendshëm i syve, buzët dhe ura e hundës, janë pjesët më të neglizhuara të trupit kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lëkurës nga dielli.

Mbrojtja nga dielli gjatë verës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Shkalla e kancerit të lëkurës është rritur me shpejtësi në dekadat e fundit, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, dhe një studim i vitit 2022 i publikuar në JAMA Dermatology sugjeron se numri i rasteve të reja mund të rritet me 50 për qind përpara vitit 2040.


Megjithatë, edhe nëse jeni të kujdesshëm me kremin tuaj kundër diellit, një studim evropian i vitit 2019 zbuloi se mesatarisht një person përdor më pak se gjysmën e sasisë së rekomanduar të kremit kundër diellit dhe harron ta riaplikojë kur është e nevojshme.

Llojet e lëkurës që mund të digjen nga dielli brenda tre minutave
Lexo po ashtu Llojet e lëkurës që mund të digjen nga dielli brenda tre minutave

Përveç kësaj, ka vende që shpesh nuk arrijmë t’’i mbrojmë plotësisht. Studiuesit nga Universiteti i Liverpulit zbuluan se qepallat, këndi i brendshëm i syve, buzët dhe ura e hundës, janë pjesët më të anashkaluara të trupit kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj diellit.

(Foto: Ask Difference)

“Por, ato janë nga zonat më delikate të prira ndaj dëmtimit të diellit”, ka thënë Melanie Palm, dermatologe e certifikuar në klinikën Art of Skin.

Këshilla si ta ruani më gjatë ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve
Lexo po ashtu Këshilla si ta ruani më gjatë ngjyrën e lëkurës që keni marrë gjatë pushimeve

Dr. Christina Lee Chung, një dermatologe e certifikuar në Schweiger Dermatology Group në Filadelfia, shpjegoi pse duart, buzët dhe skalpi, juaj konsiderohen gjithashtu zona me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

“Kjo nuk është vetëm për faktin se ekziston rrezik më i madh për zhvillimin e kancerit të lëkurës, por kanceri i lëkurës që formohet në këto zona ka shkallë më të lartë të prognozës së keqe”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/