Katër persona lëndohen në një aksident mes dy veturash në Mitrovicë

Katër persona kanë marrë lëndime në një aksident i cili ndodhi sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































