LAJMI I FUNDIT:

KATËR KUARTETE

KATËR KUARTETE

Poezi nga: Thomas Stearns Eliot
Përktheu: Vasil Çuklla

I tashmi … dhe viti i kaluar
ndoshta të pranishëm janë, të ardhmit, që të dy
dhe viti i ardhëm, brenda së shkuarit ekziston.
Nëse e gjithë koha, është e tashme e përjetshme
koha mbetet gabim i rrejshëm, asgjë se riparon.
Ajo që do të mund të ekzistonte, një zbritje mund të ish,
që si mundësi, e tej-jetëshme qëndron
një bote të tejmbushur spekullish.
Ajo që mund të ekzistonte dhe që ekziston
tregon një fund të pranishëm, gjithmonë.
Si shtypje hapash, memorjes tingëllojnë
monopatit, që kurrë nuk e përzgjodhëm
përpara derës, që kurrë nuk e hapëm,
triandafilores kopshtnajë, me lule ngjyrë gjaku!