Katër gjëra që të gjithë i përjetojnë – mjekët tregojnë se çfarë ndodh saktësisht në çastet vdekjes
Vdekja është diçka që të gjithë do ta përjetojmë një ditë, por për shumë prej nesh duket si një e panjohur e madhe.
Tani, ekspertët kanë treguar se çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj ndërsa ngadalë i afroheni vdekjes.
1. Zemra ngadalësohet
Së pari, zemra do të fillojë të rrahë më ngadalë – nga ana tjetër, gjaku do të pompohet më ngadalë nëpër trupin tuaj dhe presioni i gjakut do të bjerë – ka shkruar specialistja e mjekësisë paliative, Dr. Kathryn Mannix, për Science Focus.
Derisa kjo po ndodh, ju mund të ndiheni të qetë ose mund të përjetoni një shqetësim ose konfuzion.
2. Frymëmarrja ndryshon
Frymëmarrja do të ndjekë modelet automatike të krijuara nga qendra e frymëmarrjes në trungun trunor.
Mund të bëhet më e vështirë dhe më e zhurmshme – disa njerëz humbin ndjesinë në gojë dhe në fyt. Por, kjo ndodh pa probleme të dukshme – ka thënë Dr. Mannix.
Gjithashtu mund të filloni të merrni frymë më ngadalë dhe cekët. Frymëmarrja mund të lëvizë nga e thella në të cekët dhe nga e shpejtë në të ngadaltë në cikle të përsëritura.
Mund të ketë një pauzë dhe përfundimisht do të ndalet. Zemra do të ndalojë pas disa minutash, sepse nuk po merr më oksigjen.
3. Zhytje brenda dhe jashtë vetëdijes
Do të kaloni gjithnjë e më pak kohë zgjuar – është shprehur Dr. Kathryn. Mund të duket si gjumë nga jashtë, por drejt fundit gradualisht do të zhyteni në vetëdije për një periudhë më të gjatë kohore, ndoshta pa e kuptuar.
Dr. Kathryn shkroi: “Kur zgjohen, njerëzit thonë se kanë fjetur të qetë, duke mos e ditur se kanë qenë pa ndjenja”.
Hulumtimet e publikuara në fillim të këtij viti tregojnë se mund të hyni edhe në një gjendje meditimi. Shkencëtarët filmuan aksidentalisht organin tonë më kompleks ndërsa u mbyll, duke treguar një imazh mahnitës të vdekjes.
Një pacient me epilepsi ishte lidhur me një elektroencefalogram (EEG) përpara një ataku në zemër. Kjo do të thotë se 15 minuta para vdekjes së tij është regjistruar në EEG.
Në 30 sekondat në të dyja anët e rrahjeve të fundit të zemrës së pacientit, u vu re një rritje e valëve shumë specifike të trurit. Këto valë, të njohura si luhatje gama, lidhen me gjëra të tilla, si rikthimi i kujtesës, meditimi dhe ëndërrimi.
Kjo mund të nënkuptojë – megjithëse do të duhen shumë studime të tjera – që ne mund të shohim një lloj ‘filmi’ të kujtimeve tona më të mira ndërsa vdesim.
Pjesët e trurit që u aktivizuan në këtë studim sugjerojnë gjithashtu se mund të hyjmë në një gjendje gjumi të qetë që është i ngjashëm me meditimin.
4. Mund të reagoni ndaj zërit
Studiuesit mendojnë se ende mund të dëgjoni tinguj në momentet e fundit, pavarësisht se dukeni që nuk reagoni.
Duke vëzhguar aktivitetin e trurit të pacientëve në koma në vitin 2019, ata parashikuan se një formë e vetëdijes mund të ishte e mundur përfundimisht.
Edhe pse mund të jeni në gjendje të dëgjoni, mund të mos jeni domosdoshmërisht në gjendje të kuptoni se çfarë po ndodh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A