Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck thuhet se po planifikojnë të martohen.

Modelja 45-vjeçare, e cila më parë ishte e kurorëzuar me Jamie Hince - dhe Nikolai, 32 vjeç, thuhet se po planifikojnë një ceremoni martese tradicionale gjatë verës.


Një burim i tha gazetës “The Sunday” se "Marrëdhënia e Kate dhe Nikolai po shkon shkëlqyeshëm - dhe a kanë biseduar rreth martesës”.

EN 01213830 3458

"Ata kanë folur rreth martesës për një kohë të gjatë, por tani janë duke bërë një jetë të matur dhe të shëndetshëm”, pohoi burimi.

Familja e Nikolai fillimisht ishte skeptike rreth marrëdhënies së tyre, por modelja ka arritur të fitoj zemrën e tyre.

Ylli britanik - i cili ka një vajzë 16-vjeçare të quajtur Lila me Jefferson Hack - thuhet se është bërë një "person shumë më i shoqërueshëm dhe miqësor" pasi ndërpreu pijen. /Telegrafi/