LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton kalon mbretëreshën dhe Meghan, kurorëzohet pjesëtarja e familjes mbretërore më me stil në botë

Kate Middleton kalon mbretëreshën dhe Meghan, kurorëzohet pjesëtarja e familjes mbretërore më me stil në botë

Kate Middleton , Dukesha e Kembrixhit, është gruaja e Princit William , të dy 38 vjeç. Nëna e tre fëmijëve është vlerësuar për pamjen e saj elegant në një sondazh të ri.

Kur princesha merr pjesë në ngjarje, shumë njerëz do ta shikojnë atë për të parë se çfarë ka veshur. Kombinimet e saj në modë shpesh do të shiten shumë shpejt ndërsa fansat mbretëror përpiqen të kopjojnë stilin e saj.

Ndikimi i Kate nuk ka kaluar pa u vënë re pasi ajo tani ka mundur të gjithë mbretërit në një listë me të famshmit më elegant. Ky rezultat është pjesë e një sondazhi nga platforma globale për industrinë luksoze FARFETCH.


Sondazhi ndërkombëtar u kërkoi 14,000 të rriturve nga e gjithë Evropa të komentonin se kush besonin se ishin ikonat më të mëdha të stilit.

Kate fitoi me të vërtetë vendin e saj si mbretëresha më në modë pasi ishte e vetmja anëtare e familjes që hyri në dhjetë të parat. Dukesha e Kembrixhit mori një mbresëlënëse prej 24 për qind të votave nga ata që u anketuan.

Sidoqoftë, ajo për pak e humbi vendin e parë ndërsa këngëtarja dhe stilistja Victoria Beckham mori epërsinë.

Renditja e sondazhit:

  1. Victoria Beckham
  2. Kate Middleton
  3. Chiara Ferragni
  4. Olivia Palermo
  5. Ellie Goulding
  6. Alexa Chung
  7. Jane Birkin
  8. Anna Cleveland
  9. Lizzy Hadfield
  10. Bonnie Strange

Ndërsa ka rregulla stili që duhet të ndiqen nga të gjithë mbretërit, Kate arrin të dallohet nga familja. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Kourtney Kardashian tregon sekretin e saj për qerpikë të gjatë

Kourtney Kardashian tregon sekretin e saj për qerpikë të gjatë

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori