Poezi nga: Ruth Weiss
Përktheu: Fadil Bajraj
JOHN HOFFMAN vdiq në MEKSIKË
RON RICE vdiq në MEKSIKË
ANNE McKEEVER u zhduk në MEKSIKË
Fëmija dhe gruaja e ALEXIT vdiqën në MEKSIKË
e ç’të thuhet për SHEILAN
BOB KAUFMAN donte të vdiste në MEKSIKË
ashtu donte edhe JACK KEROUAC
e ç’të thuhet për NEAL CASSADY
SUTTER MARIN notoi në PLAYA ANGEL
ai bëri një pakt me engjëj
të gjithë të çmendur për të rilindur
unë vdes sa herë që shkoj në MEKSIKË
dhe kthehem i rilindur
JOHN HOFFMAN poezia jote jeton me PHILIP LAMANTIA
RON RICE natën filmat tu janë hajna-lulesh
ANNE McKEEVER poezitë tua, zëri yt, fëmija i toreadorit ku janë
ALEX la emrin e tij ERNEST ALEXANDER dhe pikturat në ÇIKAGO
dhe SHEILA me atë zë blluzi
dikur ishte e martuar me A. GINSBORG
thoshte se i kishte shkruar disa vargje për të
vdiq në një hotel në SoMa duke ëndërruar MEKSIKËN
BOB KAUFMAN është i barabartë me gjithçka
veçanërisht në FRANCË
ndërsa JACK KEROUAC është kudo
bija e tij JAN KEROUAC mban fytyrën e tij
dhe gjitha ato me çfarë është përballur
dhe gjitha ato me çfarë nuk është përballur
e ç’të thuhet për NEAL CASSADY që tundte fenerin e tij
në trenin e natës
SUTTER MARIN i pat bërë të gjitha këto me bitin e tij në SAN FRANCISKO
para bitit dhe më pas
kësaj nate
në një dhomë
të reflektimeve –
si diçka që na ka vënë këtu
si ndryshimet në refleks
si ndryshimet në ritëm
kësaj nate
në një dhomë
të reflektimeve
yrnekët e vetes në mur
në breg të detit
shkëndijat nga vala e kuqe
një lëvizje e vetvetes
fishekzjarret në ujë
syri reflektim i yjeve
si diçka që na ka vënë këtu
vetvetes natyrisht
rrjedha nuk është gjithmonë e kthjellët
uji nuk është gjithmonë i kthjellët
qielli nuk është gjithmonë i kthjellët
ende është –
koha për reflektim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë