Portieri i Liverpoolit, Loris Karius është gati të rikthehet në Gjermani, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Hertha Berlinin.

Karius përfundoi huazimin e tij te Besiktas këtë javë duke përmendur pagat e papaguara si arsye kryesore të largimit.


Ish-numri 1 i Mainzit nuk dëshirohet te Liverpooli për sezonin e ardhshëm dhe është inkurajuar që ta gjejë veten një klub të ri.

Sipas gazetës turke Sabah, Karius tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin Hertha Berlin.

karius e1563813968613

Megjithatë, drejtuesi i klubit gjerman, Michael Preetz nuk pranoi marrëveshjen, por as nuk mohoi pretendimet.

“Ne përgjithësisht nuk i komentojmë thashethemet e tilla. Do të donim t'i mbanim ashtu”, ka thënë Preetz. /Telegrafi/

telegrafi sport app