Harroni jahtet luksoze, kapsula që ngjanë me mjetet fluturuese të përdoren në filma të Hollywood-it, është bërë atraksion për të kaluar momente të paharrueshme derisa jeni në pushime në një zonë bregdetare - por kjo kënaqësi do t'ju kushtojë hiq më pak se 250 mijë dollarë.

"Royal Version 001" është kryevepër e kompanisë italiane "Jet Capsule" që lundron pa ndonjë problem, dhe ofron luks të pafund për pushuesit, transmeton Telegrafi.


Kjo anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë kapitenin e anijes.

Besohet se kjo kapsulë pothuajse e tëra është e punuar nga xhami, mund t'i rezistojë goditjeve të forta në rast se përplaset me ndonjë anije apo shkëmb.

Kapsula është e modifikuar për secilin klient, varësisht nga kërkesat qoftë me motor me naftë apo benzinë që prodhon 370 kuaj fuqi. Ajo mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 32 nyjeve. /Telegrafi/

1 47

2 18

3 19

4 14

5 13

6 13

7 9

8 8

9 8

10 6

11 5

12 5

13 4