LAJMI I FUNDIT:

Kapet në flagrancë duke vjedhur në Ferizaj shtetasi i Shqipërisë, dyshohet edhe për disa vjedhje tjera  

Kapet në flagrancë duke vjedhur në Ferizaj shtetasi i Shqipërisë, dyshohet edhe për disa vjedhje tjera  

Policia e Kosovës në Ferizaj sot në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht në ora 03:55 ka pranuar një informatë se në rrugën “Gjon Serreqi” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes.

Në njoftimin për media thuhet se ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës “Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Rreth orës 09:00 në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët ‘Enver Topalli’, ‘12 Qershori’ dhe ‘Gjon Serreqi’ dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.


Hetuesit dhe krim-teknikët e stacionit të policisë dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nën autorizim të prokurorit kanë dalë për të ekzaminuar vendet e ngjarjeve dhe janë duke bashkëpunuar dhe duke i verifikuar të dhënat tjera, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste tjera të vjedhjeve të rënda në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë,  ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori