Kanye West ka bërë një pranim tronditës në një intervistë me DJ Akademiks, duke thënë se i vjen keq që Kim Kardashian mbeti shtatzënë me fëmijët e tyre.

Gjatë një bisede njëorëshe, reperi 47-vjeçar, i njohur tani si Ye, u shpreh se nuk dëshironte të kishte fëmijë me Kim pas dy muajsh lidhjeje, por “ky nuk ishte plani i Zotit”.


West, i cili ndan katër fëmijë me Kardashian, u ankua gjithashtu se nuk ka kontroll të barabartë mbi ta dhe akuzoi familjen e ish-bashkëshortes për ndikim të madh mbi jetën e tyre.

96732039 14553221 Kanye West made a shocking admission during his interview with D a 55 1743394393840

Ai shprehu kundërshtinë ndaj bashkëpunimit të vajzës së tyre, North, me reperin Playboi Carti, duke nxitur përplasje të reja me Kim.

Deklaratat e tij vijnë mes raporteve për krizë në martesën me Bianca Censori dhe braktisjen e tij nga bashkëpunëtorët, pas komenteve të tij antisemitike dhe skandaleve të fundit. /Telegrafi/

96732035 14553221 The interview was even more unhinged as West stoked more controv a 52 1743394393802

96732735 14553221 During their hour long chat which was uploaded on YouTube on Sun a 53 1743394393809