Policia e Shtetit ka arrestuar një 48 vjeçar në Tiranë pasi ka kërkuar gruan dhe djalin se do t’i vriste.

Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar një mjet prerës (hanxhar), me të cilën kanoste i dyshuari.


“Ndërkohë që ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/