Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fatos Axhemi shpalosë vështrimet e tij mbi rëndësinë e Fondit Zhvillimor
![Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fatos Axhemi shpalosë vështrimet e tij mbi rëndësinë e Fondit Zhvillimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/DSC_2592-e1570019423744-780x439.jpg)
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fatos Axhemi përmes një shkrimi të bërë për media ka shpalosur vështrimet e tij mbi rëndësinë e Fondit Zhvillimor.
Axhemi ka thënë se koalicioni AAK-PSD, ka një fokus të rëndësishëm socio-ekonomik për të ardhmen e vendit.
“Derisa shteti i Kosovës përballet me një zhvillim ekonomik të cunguar, veprimi strategjik në këtë drejtim shndërrohet në një prioritet vendimtar për çdo qeveri. Koalicioni AAK-PSD që ka një fokus të rëndësishëm socio-ekonomik për të ardhmen e vendit ka paraparë konceptimin dhe zhvillim e një të ashtuquajturi “Fond Zhvillimor”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Fondi Zhvillimor si Mekanizëm Stimulues për Ekonominë e Republikës së Kosovës
Derisa shteti i Kosovës përballet me një zhvillim ekonomik të cunguar, veprimi strategjik në këtë drejtim shndërrohet në një prioritet vendimtar për çdo qeveri. Koalicioni AAK-PSD që ka një fokus të rëndësishëm socio-ekonomik për të ardhmen e vendit ka paraparë konceptimin dhe zhvillim e një të ashtuquajturi “Fond Zhvillimor”. Ky fond i ideuar nga ana e koalicionit AAK-PSD pritet të jetë një mekanizëm stimulues për ndërmarrësit kosovarë- të atyre që janë tashmë duke operuar dhe për ndërmarrësit e rinj dhe do shërbejë si një qasje e përballueshme dhe mbi të gjitha e sigurt në kapital për këto biznese. Ky fond jo vetëm që synon që të mbulojë hapësirat apo “të metat” e mjedisit të tanishëm ekonomik në Kosovë por shërben edhe si një qasje proaktive për zhvillimin e shtetit të Kosovës në të ardhmen.
Ndërmarrësia është një motor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për çdo shtet. Megjithatë, kushtet e krijuara në Kosovë për nisjen dhe zhvillimin e një ndërmarrjeje komplikohen në masë të madhe nga mungesa e fondeve. Më tej, kreditimi i ekonomisë përmes sistemit bankar aktual të Republikës së Kosovës nuk është i favorshëm për bizneset pasi që ekzistojnë probleme të theksuara sa i përket kamatave të larta, një gjyqësor joefikas dhe po ashtu probleme që ndërlidhen me mungesën e garancive financiale dhe institucionale për një respektim korrekt të kontratave. Kjo mungesë e financave te ndërmarrjet kosovare bën që ato të ngadalësojnë procesin e investimeve dhe kjo më pas bën që potenciali i këtyre ndërmarrjeve të bie dhe si rrjedhojë edhe aftësia e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale apo evropiane në përgjithësi.
Duke pasur parasysh problemet e kësaj natyre në ekonominë e Kosovës, ekzistenca e një mekanizmi stimulues për ekonominë kosovare shndërrohet në një prioritet të paevitueshëm. Pasi shpjeguam edhe çështjet e përgjithshme të cilat pritet t’i adresojë krijimi i fondit zhvillimor, është e rëndësishme që të diskutohet edhe për mënyrën se si një fond i tillë pritet të operoj në praktikë. Fondi zhvillimor është hartuar në atë mënyrë që të funksionojë brenda këtyre komponenteve: fondi për punësim, investimet në asetet dhe sektorët strategjik të Republikës së Kosovës, investimi dhe kreditimi i kompanive dhe investimet në rritje të eksportit. Fondi për punësim ka për qëllim që të bëj investimet në funksion të krijimit të vendeve të punës- me theks të veçantë te kompanitë që garantojnë më shumë vende punë. Investime po ashtu janë paraparë edhe në sektorët strategjik si minerat, bujqësitë etj.
Po ashtu, janë paraparë që përmes këtij fondi të asistohen edhe kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar të ekonomisë dhe vende pune të qëndrueshme. Fokus të veçantë në këtë drejtim do kenë kompanitë në sektorin e teknologjisë informative. Fondi zhvillimor po ashtu pritet që të përkrahë edhe rritjen e eksportit duke ndihmuar bizneset në aspektet si standardizimi, rritja e cilësisë, kërkim dhe zhvillim për produkte etj.
Ky fushëveprim i fondit zhvillimor supozohet të jetë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës. Është e rëndësishme që në pika të përgjithshme të diskutohen edhe efektet apo përfitimet e pritura që do rezultojnë nga implementimi i fondit zhvillimor. Fondi zhvillimor do shërbejë si një mekanizëm shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik te Kosovës duke ndihmuar bizneset aktuale dhe start-upet në shumë aspekte të cilat më pas do e kenë mundësinë që të jenë më profitabile, më konkurruese në raport me vendet në rajon e më gjerë e mbi të gjitha do gjenerojnë edhe vende të reja të punës duke rritur kështu mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Fondi po ashtu do ketë një rol vendimtar në zbutjen e bilancit tregtar negativ të shtetit të Kosovës duke stimuluar eksportin e mallrave e posaçërisht të shërbimeve.
Përfundimisht, “Fondi Zhvillimor” i ideuar nga koalicioni AAK-PSD vepron si një mekanizëm stimulues për ekonominë e Republikës së Kosovës. Ky fond u përgjigjet problemeve aktuale të ekonomisë dhe më tej në mënyrë proaktive synon përmirësimin e disa indikatorëve kyç ekonomik. Gatishmëria e qeverisë Haradinaj për implementimin e këtij fondi i cili demonstron vizion dhe është plotësisht i realizueshëm paraqet një mundësi reale për shtetin e Kosovës që të fillojë rrugëtimin e vështirë por jo të pamundur të përmirësimit ekonomik.
Fatos Axhemi Nr.62
AAK-PSD 119 “./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht