Kontradiktat në Unionin CDU-CSU dhe deklaratat kundër kancelares Angela Merkel nuk kanë të ndalur. Ato nuk kanë pushuar as gjatë pushimeve të verës, ndërsa tani pritet ashpërsimi. Politikanë nga partia CDU e kancelares Merkel, dhe asaj CSU, kanë rindezur debatin për migracionin.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, sërish është shkaktari kryesor i këtyre debateve. Migracioni është “Nëna e të gjitha problemeve”, tha ai pas shkallëzimit të gjendjes në qytetin Chemnitz, ku pati një të vdekur dhe shumë incidente. Mediat njoftojnë se Seehofer ka deklaruar pas dyerve të mbyllura në takimin e deputetëve të CSU se në Chemnitz ka ndodhur një “krim brutal”. “Nëna e të gjitha problemeve” (migracioni) tregon se debati i ndezur në pranverë, e që në qershor ka rezultuar gati me ndarjen mes partive CDU dhe CSU, mund të shkallëzojë serish.
Edhe kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer (CDU), ka filluar grindjet me kancelaren Merkel, për vlerësimin e ngjarjeve në Chemnitz, ku është vrarë një gjerman 35-vjeçar, që u shoqërua me protesta të dhunshme të neonazistëve dhe populistëve të djathtë kundër të huajve. Protestat kanë qenë përplot me urrejtje e pjesërisht edhe të dhunshme. Kretschmer ka deklaruar të mërkurën se në Chemnitz “nuk ka pasur ndonjë valë përndjekje apo turmë, nuk ka pasur ndonjë pogrom.” Disa orë më vonë kancelarja Merkel në Berlin tha se ajo i ka shikuar fotografitë dhe ka ardhur në përfundimin se “atje ka pasur një valë urrejtjeje të qartë dhe përndjekje të njerëzve të pafajshëm”.
Të dy, Seehofer dhe Kretschmer, i kanë dëshmuar Merkelit se tek partitë e Unionit ka një debat dhe grindje mbi politikën ndaj refugjatëve dhe vijat e kuqe në krahun e djathtë. Por këtu kemi një grindje kundër kancelares Merkel. Të dy ata janë distancuar nga Merkeli.
Tani ka shpërthyer edhe një konflikt tjetër. Bëhet fjalë për personin më të besueshëm të kancelares Merkel në grupin parlamentar, Volker Kauder. Me 25 shtator ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të grupit parlamentar. Kjo ka qenë deri tani një zgjedhje rutinë, pa komplikime. Por, deputeti Ralph Brinkhaus, deri tani zëvendësi i Kauderit, po mendon të kandidojë për këtë post. Ai do t’i paraqesë planet e tij të hënën. Gazeta “Focus”, shkruan se në këto plane bën pjesë edhe “pavarësimi më i madh i politikës së grupit parlamentar nga kancelarja Merkel dhe kreu i CDU-së”. Që do të thotë: largim nga kancelarja Merkel.
Posti i shefit të grupit parlamentar në CDU/CU është i rëndësishëm, sepse ndër bartësit e këtij posti kanë qenë edhe Konrad Adenauer, Rainer Barzel, Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble, Friedrich Merz, dhe vetë Angela Merkel. Ndaj mendohet se ai që kundërshton Kauderin, kundërshton edhe vetë kancelaren Merkel.
Në dallim prej disa politikanëve të nivelit të lartë në lande nuk ka pasur shumë kritika ndaj punës së kancelares Merkel. Por, në disa lande po debatohet më shumë për çështjen e sigurisë. Disa prej tyre thonë se po mungon siguria e brendshme dhe se shteti juridik duhet të jetë më i dukshëm. Manfred Güllner thotë se një prej çështjeve që i shkon në favor kancelares është ekonomia e fuqishme. Merkel ka arritur që në shoqëri të krijojë një eufori për këtë çështje, mendojnë disa ekspertë.
Rruga e parë e Merkelit jashtë vendit pas pushimeve të verës ishte në Evropën lindore dhe në Afrikë. Qëllimi i vizitave ishte zvogëlimi i numrit të migrantëve që vijnë nga atje. Të martën në Berlin pritet edhe Komisioneri i Presidentit Jean-Claude Juncker. Ndërsa të pretmen edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Prioriteti i kancelares aktualisht është politika e jashtme. Por së shpejti pritet edhe nxitja e debateve të brendshme në parti dhe në koalicion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri