LAJMI I FUNDIT:

Kanadezja papritur merr rreth 20 mijë euro nga një person që nuk e dinte se ekzistonte

Kanadezja papritur merr rreth 20 mijë euro nga një person që nuk e dinte se ekzistonte

Një grua mori papritur rreth 20 mijë euro nga një person që nuk e kishte takuar kurrë në jetë. Madje, ajo nuk e dinte se ekzistonte. 

Kimmy Booth mori një letër befasuese përmes postës – në lidhje me një të panjohur me të njëjtin mbiemër.

Eileen Booth ishte 90-vjeçare kur vdiq në një shtëpi pleqsh dhe nuk kishte asnjë të afërm pasi nuk ishte e martuar. Për këtë arsye raportohet se nuk kishte shkruar testamentin.


Kjo do të thoshte se askush nuk do të kishte të drejtë për pasurinë e saj pasi që ajo nuk kishte pasardhës, raporton ladbible.

Megjithatë, falë kompanisë profesionale të gjenealogjisë së verifikimit “Finders International”, ata ishin në gjendje të gjurmonin të afërmit e saj.

Ata arritën ta gjenin familjen e vëllait të saj Ericut, i cili kishte shkuar të jetonte me bashkëshorten në shtetin kanadez në vitin 1956.

Dyshja sollën në jetë Kimmyn, e cila ‘mbeti pa tekst’ kur i thanë se i takojnë 20 mijë euro.

“Fillimisht, nuk dija çfarë të mendoja. Ishte një befasi e madhe kur zbulova se babai im i ndjerë kishte një motër dhe se ne kurrë nuk e kishim takuar apo dëgjuar për të – një pjesë të jetës nuk e zbardhi”, tha 60-vjeçarja.

Ajo tha se babai i saj vdiq 47 vjet më parë dhe se ajo nuk mbajti kurrë kontakte me familjen e tij në Angli.

Sipas Finder’s International, në listën e Bona Vacantia (ato me pasuri pa pronarë), janë rreth 6500 prona.

Anëtarët e familjes dhe trashëgimtarët kanë kohë 12 vjet që të transferojnë pasurinë pasi ajo të jetë raportuar e padeklaruar. Pasuritë duhet të kenë gjithashtu një vlerë minimale prej 700 eurove. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori