LAJMI I FUNDIT:

Kampioni i botës në peshëngritje rrahet për vdekje në qendër të qytetit (Video, +18)

Kampioni i botës në peshëngritje rrahet për vdekje në qendër të qytetit (Video, +18)

Kampioni i botës në peshëngritje Andrei Drachev, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një rrahje brutale në rrugët e qytetit Habarovsk në Dagestan.

Ai është rrahur për vdekje gjatë vikendit të kaluar pranë një kafiterie në qendër të qytetit nga luftëtari i MMA, Ainar Alakveranov, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve ruse dyshja janë përfshirë në rrahjen brutale derisa ishin nën ndikim të alkoolit, duke u grindur rreth temës së cili sport është më i mirë, peshëngritja apo MMA, dhe kështu vendosën këtë dilemë ta shuajnë duke qëruar hesapet në rrugë.


Drachev është rrëzuar në tokë nga goditja e fortë e Alakveranvoit, dhe më pas derisa po qëndronte i shtrirë në tokë ka pranuar edhe disa grushta të fortë në fytyrë, ku si pasojë ka humbur jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të tmerrshme policia i është vënë pas Alakveranovit të cilin e arrestuan. 32-vjeçari Andrei Drachev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8f0wBESe1DE&oref=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3D8f0wBESe1DE&has_verified=1