Kammenos: Ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë me 180 deputetë, me referendum ose me zgjedhje
“Populli grek duhet të vendose për marrëveshjen e Prespës, përmes zgjedhjeve apo referendumit, në rast se nuk ratifikohet me 180 deputetë në Kuvendin e Greqisë”, tha Panos Kammenos, ministër i mbrojtjes, lideri i “Grekëve të Pavarur” dhe partner koalicioni në qeverinë e Greqisë.
Siç raportojnë nga AIM, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes të Greqisë, Kammenosi tha se marrëveshja është e keqe, dhe ai personalisht nuk e pranon dhe se do të tentojë ta bllokojë.
“Nuk ka gjasa të vij marrëveshja për ratifikim pa qëndrimin e popullit grek. Populli grek do të vendosë. Nëse nuk kalon me 180 deputetë, kurse “Demokracia e Re” dhe “PASOK” ndryshojnë qëndrimin që e kanë. Në këtë rast nuk mundemi të bëjmë asgjë. Por nuk do të lejojmë pa pajtimin e popullit grek, që mund ta bëjë përmes dy mënyrave, ose me referendum ose me zgjedhje, që të shkojë marrëveshja përpara”, tha Kammenos duke potencuar se ai, si kryetar i “Grekëve të Pavarur”, njëherit edhe partneri i koalicionit qeveritar, e merr përgjegjësinë për qëndrimin konkret, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Mbrojtjes të Greqisë tha se “Shkupi nuk ka asnjë ardhmëri në NATO, nëse nuk ratifikohet marrëveshja”, kurse në raport me Greqinë, përsëri përsëriti qëndrimin se do të përpiqet të ndalojë ratifikimin pa pyetur popullin grek, në të kundërtën do të braktisë qeverinë.
“Nëse marrëveshja miratohet me ratifikimin e 151 deputetëve do të tërhiqem nga qeveria, do të shkoj tek Kryetari i Shtetit dhe do t’i them se e tërheq përkrahjen time për qeverinë, vendo shkon në zgjedhje, për të vendosur populli grek”, deklaroi Panos Kammenos.
Kammenosi sqaroi se marrëveshja e Prespës “nuk ka asnjë barrë dhe asnjë obligim për Greqinë” deri sa të ratifikohet në Kuvend, duke shtuar se ratifikimi i Kuvendit të Maqedonisë nuk është valide, sepse nuk ka nënshkrimin e Kryetarit të Shtetit dhe se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nuk do të fillojë, deri sa Maqedonia t’i plotësojë obligimet e saja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025