LAJMI I FUNDIT:

Kamera e sigurisë në Britani kap momentin kur sulmuesi i maskuar qëllon me armë në këmbë burrin, gjithçka ndodhë para syve të fëmijës

Kamera e sigurisë në Britani kap momentin kur sulmuesi i maskuar qëllon me armë në këmbë burrin, gjithçka ndodhë para syve të fëmijës

Kamera e sigurisë e vendosur në derën e një shtëpie private në Britani të Madhe, ka kapur momentin kur një burrë qëllohet me armë në këmbë para syve të një fëmije të vogël që qante.

Videoja shfaq burrin e maskuar që afrohet dhe qëllon viktimën me armë në këmbë, pak centimetra larg fëmijës, kurse e tërë ngjarja e tmerrshme është zhvilluar në Kirkby të Merseyside, transmeton Telegrafi.

Fëmija kthehet dhe sheh momentin kur burri qëllohet në këmbë dhe sulmuesi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Aty dëgjohet një grua duke bërtitur “çfarë je duke bërë” para se fëmija të fillonte të qante.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, kurse një burrë i këtij qyteti tha se incidenti i kujtoi rrethanat kaotike rreth vdekjes së 9-vjeçares Olivia Pratt-Korbel, që humbi jetën kur një burrë shtiu me armë pranë derës së shtëpisë së saj në Dovecot.

Policia në Kirkby ka filluar hetimet, dhe ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në dyshimin për posedim të paautorizuar të armës së zjarrit dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori