LAJMI I FUNDIT:

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Preshevës, e uron Kamberi

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Preshevës, e uron Kamberi

Ardita Sinani është zgjedhur Kryetar e Kuvendit të Preshevës.

Sinani është zgjedhur kryeparlamentare në Preshevë më gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Ndërsa nënkryetar në Kuvendin e Preshevës është emëruar Ragmi Mustafa.


Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, e ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen e saj kryetare e Komunës së Preshevës.

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re”, ka shkruar Kambëri në një postim në Facebook.

“Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal”.

“Presheva iu kthye Preshevës. Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot”, ka shkruar Kamberi. /Telegrafi/