Rep-artistët britanikë, Stormzy dhe Wiley, qe një kohë të gjatë kanë qenë në një luftë mes tyre.

Ishte 41-vjeçari që i ka njoftuar fansat se ka mbaruar gjithçka mes tyre dhe se nuk ka më dedikime dhe këngë për njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.


Duke folur për The Guardian, Wiley tregoi: “Gjithçka ka mbaruar. Unë kam folur me Stormzy, kam dashuri për të, sidoqoftë ai nuk mund të rezistonte pasi Ed Sheeran ka qenë në qendër të kësaj”.

29297350 8394605 image a 67 1591450309476

Më parë ishte aluduar se Ed Sheeran, i cili kishte bashkëpunuar me Stormzy në vitin 2019, kishte insistuar që dyshja të mbaronin atë që kishin.

Ndërkaq, në janar të këtij viti Stormzy në këngën "Still Disappointed" i ishte referuar Wileyt me fjalët më të rënda të mundshme.

23192308 8394605 Firing back Last month Stormzy called Wiley s sister a little b  a 68 1591450582120

Pas kësaj, reperi nuk kishte pranuar faljen e Wiley, duke i kërkuar atij një raund boksi, i cili do të organizohej nga Eddie Hearn.

Të gjitha këngët dedikuar njëri-tjetrit, postimet në rrjetin social Twitter kanë marrë fund, sipas Wiley, ndërsa dyshja tani nuk kanë probleme të tjera. /Telegrafi/

17697856 7845081 Pals In the wake of heartache Stormzy threw himself into work as a 44 1577966539460 1