Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë, në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës, pasi janë kapur duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale me automjete.

Gjatë kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur një aspirator kuzhine, i cili është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.


Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/