Kaltrina Biqkaj ishte e ftuara e radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Futbollistja kosovare që luan në Trabzonspor ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së saj, duke treguar edhe se si e la Shqipërinë për ta përfaqësuar Kosovën.


“Në atë kohë sa ishte pranuar Koosva, unë veçse i kisha zhvilluar dy ndeshje me U-19 dhe një lojë me ekipin A”, rrëfen Biqkaj në “Arena e Yjeve”.

“Pastaj më ka thirr Kombëtarja e Kosovës. Nuk është që jam menduar shumë, kam biseduar me babain”.

“Babai më tha: ‘Ti e di më mirë, por për qejfin tim luan për Kosovën, je këtu, je lindur këtu’. Edhe për Shqipërinë është krenari të luash...”, vazhdon rrëfimin e saj Kaltrina.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app