LAJMI I FUNDIT:

Kalon rastësisht me veturë pranë burrit që masakroi dy gra, sulmuesi i vërsulet me thikë edhe burrit të pafat (Video, +16)

Kalon rastësisht me veturë pranë burrit që masakroi dy gra, sulmuesi i vërsulet me thikë edhe burrit të pafat (Video, +16)

Një burrë duket se kishte zgjedhur kohën dhe vendin e gabuar për të udhëtuar me veturën e tij.

Ai kishte instaluar një kamerë brenda veturës, me të cilën filmoi momentin kur një burrë i cili kishte vrarë dy gra i vërsulet edhe atij me thikë, transmeton Telegrafi.

Derisa viktimat po qëndronin të shtrira në tokë, sulmuesi me thikë i vërsulet burrit që ishte brenda veturës, i cili reagoi me kohë dhe u nis me shpejtësi të madhe duke e goditur paksa vrasësin.


Burri i pashpirt besohet se fillimisht kishte mbytur një grua brenda një marketi dhe më pas të njëjtën gjë e bëri me një grua tjetër e cila ishte dëshmitare e vrasjes së parë makabre.

Policia ruse në rajonin Sverdlovsk, ka bërë të ditur se 45-vjeçari kishte ikur nga spitali psikiatrik, me ç’rast kreu edhe vrasjet.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se vrasësi disa orë më vonë ka vdekur pasi pësoi sulm epileptik derisa po arrestohej nga policia.

Autori i videos Aleksandr Snegiryov, ka deklaruar se sulmuesi po therte me thikë gruan, derisa trupi i saj ishte i larë në gjak. /Telegrafi/