LAJMI I FUNDIT:

I kaloi 10 orë duke pastruar rrugët e lagjes pas protestave, shpërblehet adoleshenti amerikan nga fqinjët – i dhurojnë veturë dhe bursë të plotë

I kaloi 10 orë duke pastruar rrugët e lagjes pas protestave, shpërblehet adoleshenti amerikan nga fqinjët – i dhurojnë veturë dhe bursë të plotë

Kur Antonio Gwynn Jr pa dëmet e shkaktuara nga protestat në vendlindje – Buffalo të Nju Jorkut, mori fshesën, bleu thasë të mbeturinave dhe filloi të pastrojë rrugët e qytetit pa ndihmën e askujt, shkruan CNN.

Ai filloi me pastrim në ora 2 të mëngjesit të hënës, dhe nuk u ndal duke pastruar gjatë 10 orëve të ardhshme. E kur fqinjët e tij u kthyen më vonë nëpër shtëpitë e tyre, e panë duke pastruar mbeturinat dhe rrënojat nga dëmet e shkaktuara.

Gwynn, 18-vjeç, nxënës i shkollës së mesme, ka deklaruar për CNN, se kishte mbetur i habitur kur pa në lajme se si lagjja Bailey në Buffalo ishte mbuluar në xhama dhe mbeturina.


Duke ditur se ato rrugë shfrytëzohen nga qytetarët – vendosi të marrë fshesën dhe t’ia mësyjë punës – kështu arriti të pastrojë gjithçka.

E kur u përhapën fjalë se si Gwynn pa ndihmën e askujt pastroi  gjithçka, komuniteti menduan një ide brilante për ta shpërblyer për këtë punë.

Matt Block kishte parë në lajme storien për Gwynn dhe vendosi ta shpërblej me një veturë sportive  – bëhet fjalë për një Mustang kabriolet.

Block, tha për CNN se veturën që ia dhuroi nuk e kishte përdorur pothuajse kurrë, dhe e kishte mbajtur në garazh duke u kujdesur mirë për të.

Një biznesmen tjetër i kësaj lagje – Bob Briceland kur dëgjoi për dhuratën e Block ia kishte bërë të riut, vendosi t’ia mbulojë shpenzimet për sigurimin e veturës për një vit.

Dhuratat për të nuk përfunduan me kaq, komuniteti e shpërbleu edhe me bursë të plotë, pasi që është në prag të përfundimit të shkollës së mesme dhe planifikon të ndjek studimet në degën e biznesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori