Kalimtari i shpëton jetën e trevjeçares, që kishte mbetur në strehën e ballkonit të katit të tretë (Foto)

17:"© People's Daily
Në Huangshan të Kinës, një vajzë që ishte lënë vetëm në banesë, ka dalë përjashta dhe ka hipur në strehën e ballkonit.
Duke mos ditur të kthehej prapa, trevjeçarja e frikësuar ka filluar të qajë, transmeton Telegrafi.
Atë e ka dëgjuar një kalimtar rasti, i cili është ngjitur në katin e tretë dhe e ka shpëtuar vogëlushen.
Ai është ndihmuar nga banorët e banesës fqinje, të cilët e kanë futur brenda nga dritarja.
Megjithëse nuk ka marrë ndonjë lëndim, vajza ka mbetur e lagur nga shiu dhe shumë e frikësuar që gjeti vetën në atë vend të panjohur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































