Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) në Shqipëri ka publikuar pamjet e shtegut për në Kalanë e Dajtit në Tiranë.
Sipas agjencisë, ky vend është nga më të frekuentuarit për të pasionuarit për natyrës dhe aventurës.
“Kjo kala ndodhet në tarracën detare të malit të Dajtit në lartësinë 1,200 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të Dajtit. Rrënojat e saj gjenden mbi një majë në të djathtë të rrugës që të çon nga Qafa e Priskës për në fushën e Dajtit”, ka shtuar AKZM në një postim në rrjetet sociale.
Kalaja mendohet të jetë rindërtuara nga perandori bizantin Justiniani I (527- 566) dhe i përket gjysmës së shekullit VI.
“Kalaja ka një sipërfaqe prej 1.12 hektar dhe në pjesën më të madhe të saj ajo është mjaft e pjerrët. Muret kanë qenë të detyruar të ndjekin formën e kodrës, duke formuar një trekëndësh i cili është forcuar në tre këndet me nga një kullë të rrumbullakët. Trashësia e mureve është e lidhur me cilësitë mbrojtëse të terrenit, atje ku terreni është shumë i pjerrët dhe jepte mundësi mbrojtjeje ishte një mur jo i trashë, ndërsa në vendet më pak të pjerrëta ekzistonte një mur i trashë”, ka shpjeguar AKZM.
“Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje ka qenë mbrojtja e dy qafave që gjenden në dy anët e malit të Dajtit. Nga zbulimet e bëra vërtetohet ekzistenca e një numri banesash si dhe se aty prodhohej qeramikë dhe shkrihej metal. Në mure dallohen dy duar ndërtimi: njëra me gurë të mëdhenj katërkëndësh të palidhur midis tyre që i përkasin ndoshta një kalaje ilire të mëparshme dhe tjetra me gurë të vegjël të palatuar dhe të lidhur me llaç që i përkasin kohës së vonë romake”, ka përmbyllur përshkrimin agjencia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona të përfshirë në aksionin e djeshëm për furnizime të dyshimta të mazutit

IPK rekomandon suspendimin e policit që përdori armën zyrtare jashtë detyrës

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare