Kafshimi i gjarpërinjve
Kosova është përplot me gjarpërinj, madje edhe tejet helmues. Nepërka, apo gjarpri i gurit, është mjaft i rrezikshëm; nëse e kafshon njeriun, vdekja është e paevitueshme - në qoftë se nuk i nënshtrohet mbrojtjes me serumin kundër kafshimit të gjarprit SAV (Serumi Anti Viperinum). Prof.ass.dr. Isuf Bajrami Spec. i mjek emergjente Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë
Gjarpërinjtë helmues mund t'i gjejmë në të gjitha kontinentet, përveç Antarktikut. Shikuar globalisht vetëm 15% prej 3000 gjarpinjve të njohur, janë helmues për njeriun.
Mekanizmi i veprimit të helmit
• helmet përmbajnë shumë enzime dhe toksina të cilat veprojnë në dëmtimin e vazave të gjakut dhe dëmtimin e indeve
• dëmtimi i indeve shkakton lirimin e kaliumit nga qelizat në qarkullim
• moiglobina (është produkt i shkatërrimit të muskujve) shkakton dëmtim të veshkave (IAR)
• dobësimi i vazave shkakton edem (edem periferike, edemë pulmonare, hipotension, acidozë)
• çrregullimi i koagulimit (hiper/hipo koagulabiliteti)
• dëmtimi neurologjik-dobësimi i muskujve, ndalja e frymëmarrjes
• dëmtimi direkt i zemrës-arresti kardiak, aritmia
Efektet lokale të helmit
- Dhembje, ënjtje, ngërçe dhe dëmtimi i indeve
- Veprim sistematik
- Gjakderdhje, shok, ndërprerje e frymëmarrjes
- Veprim neurologjik
Nëse është e mundur me vete merrni pajisjen për përkujdesje ndaj të helmuarit, e cila përfshin edhe antidote (kundërhelm).
Duhen veshje adekuate (këpucë të thella, të trasha, doreza, kapelë…)
Vështrimi i kujdesshëm i terrenit ku kalohet duke anashkaluar situatat e rrezikshme si futja e duarve në zgavra në mes gurëve.
Duhet shmangur kontaktin me gjarpër, madje edhe kur ai është i mbytur (janë përshkruar kafshime të gjarprit kur ju ka këputur koka, helmi i tij mund të jetë aktiv për kohë të gjatë edhe pas mbytjes.
Nëse vjen deri te kafshimi, mundohuni të dini sa më shumë informata për të.
Ndihma e parë
• masat bazike jetëshpëtuese
• viktimën duhet ta vendosim në pozitë të rehatshme
• ekzaminohet vendi i kafshimit, të caktohen buzët e indit të dëmtuar dhe koha e kafshimit me qëllim të përcjelljes së progresit të dëmtimit
• të matet progresi në dëmtimit në çdo 30 minuta dhe më shpesh nëse nevojitet
• largoni unazat, dorezat, dhe të ngjashme për shkak të mundësisë së ënjtjes së indeve
Mos e bëni:
• lidhja, çlidhja, nxehja, akulli, yndyra, bimët, rrymë, alkooli ose stimuluesitmund të përkeqësojnë prognozën
• thithja mekanike nuk rekomandohet
• të mbulohet vendi i kafshimit vetëm me material të thatë
• shmangni fashat kompresive dhe seti për hemostazë
• imobilizimi elastik për helmet jonekrotizuese
• fashat elastike nga vendi distal mbi kafshim e sa më lartë (proksimalisht) mundet me shtypje në mes 40-70 mmHg (sikur te mbështjellja te luksacioni i gjurit)
• imobilizimi mbi fashë elastike
• mos e largoni imobilizimin deri me arritjen në spital
• shfrytëzoni imobilizimin pa marrë parasysh fashat elastike
• mos jepni aspirinë dhe barna të ngjashme antiinflamatore (ibuprofen), mund të keqësojnë gjakderdhjen
Nëse viktima nuk vjell dhe nuk ka mundim, mund të pijë pak lëngje të pastra
Te spërkatja e helmit në sy: të shpërlahen sytë me ujë ose tretje fiziologjike për 15-20 min.
Të thirret Ndihma e Shpejtë Mjekësore (194 ose 112)
Të mblidhen afërsisht informata sa më të sakta për lokacionin e saktë të viktimës
Mos e shtyni transportin!
Masat e avancuara te kafshimi nga gjarpri helmues
Ekzaminimi detal i viktimës
• monitorimi
• dy vija të gjëra venoze (vija intraosale)
• kompensimi i volumenit të fluideve (20 ml/kg peshë trupore) me tretje fiziologjike ose tretësira tjera kristaloide
• oksigjeni
• analgjetikët (opiate ose ketamina, nuk është hulumtuar sa duhet te kafshimi i gjarprit)
• ALS veprimet (kujdes te çrregullimet e koagulimit të gjakut)
• përkujdesja ndaj rrugës së frymëmarrjes
• antidote (kundërhelmi)
Mënyra e aplikimit të SAV:
- injektohen nën lëkurë 0,1ml e serumit
- pritet 15 minuta
- injektohen nën lëkurë 0,25 ml serum
- pritet serish 15 minuta, nëse nuk paraqiten reaksione të padëshiruara, sasia tjetër e serumit jepet me rrugë intramuskulare
Serumi jepet me njërin nga antihistaminikët
Nëse prej kafshimit kanë kaluar 4 orë apo lëndimi është në ndonjë enë të madhe të gjakut, sasia e serumit dyfishohet.
Tretmani pas dhënies së serumit duhet të jetë hospitalor. /Telegrafi/

































