LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj reagon pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së: Kjo është përtej hakmarrjes

Kadrijaj reagon pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së: Kjo është përtej hakmarrjes

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ajo ka thënë se shkarkimi i qeverisë s’po bëka për shkak të pandemisë, e i këtij bordi po.

Kadrijaj ka shtuar se mendimit anti-mjekësi të Kurtit i erdhi fundi.


Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë arsyeton shkarkimin e bordit të SHSKUK-së
Lexo po ashtu Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë arsyeton shkarkimin e bordit të SHSKUK-së

“Të shkarkohet bordi i shëndetësisë është gabim dhe kjo shkon përtej hakmarrjes. Shkarkimi i Qeverisë s’po bejka për shkak të gjendjes me pandemi që ndodhemi tani, kurse bordin qe e ka barrën kryesore në këtë kohë po. Shkurt e pate dhe këto lojëra s’kanë me të ndihmu. Mendimit tënd anti mjekësi, që i bllokove edhe rrogat me rritje për ta, besoj se i erdhi fundi”, ka shkruar ajo.

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së
Lexo po ashtu Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se bordi është shkarkuar pasi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka bërë shkelje të ligjit dhe rregulloreve.

“Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin  e SHSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori