LAJMI I FUNDIT:

Kadri Kastrati emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrotjes

Kadri Kastrati emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrotjes

Qeverisë së Kosovës sot i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati është zëvendësministri i ri i emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kadri Kastrati i cili tashmë edhe zyrtarisht ka pranuar këtë pozitë.


“Po jam emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, nominimi është bërë më herët kurse vendimi është marrë ditën e enjte, para se të jepte dorëheqje kryeministri Ramush Haradinaj”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Ministria e Mbrojtjes deri tani ka pasur vetëm një zëvendësministër.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj njihet si qeveria me numrin me të madh të zëvendësministrave.

Vlen të theksohet se ditë më parë, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, shkak për këtë është bërë ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim.

Ai ka njoftuar se në Hagë do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja është se kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, javën tjetër do të paraqitem në Gjykatën Speciale, dhe kam vlerësuar së nuk mund të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por do të paraqitem si qytetar i thjeshtë, pra si Ramush Haradinaj, Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, pati thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori