Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në kuadër të Planit Zhvillimor, është duke investuar në përmasimin rrjetit elektrik në fshatin Semetisht të Suharekës.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat, janë duke u vendosur shtyllat e betonit si dhe duke u ndërruar kabllot e reja për 135 shtëpi.
“Në këtë fshat është paraparë që të vendosen shtyllat e betonit si dhe 4000m kabllo bystek”, tha Arifi. Sipas tij, nga ky investim, do të përfitojnë 135 shtëpi.
“Pas këtij investimi, banorët e këtij fshati nuk do të kenë probleme me rrjet elektrik”, tha ai.
Ndërkaq, banorët e fshatit Semetisht, shpresojnë se pas ndërrimit të rrjetit elektrik, do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike. Ata tregojnë se rrjeti elektrik në këtë fshat ka qenë shumë i dobët.
Kryetari i fshatit Xhavit Hoxha tregon se për shkak rrjetit të dobët, asnjëherë nuk ka mundur të shfrytëzojnë si duhet energjinë elektrike.
“Rrymën e kemi pasur shumë të dobët. Nuk kemi pas mundësi me shfrytëzuar si duhet energjinë, për shkak se ka qenë shumë e dobëte”, tregon Hoxha.
Ai shpreson se pas këtij projekti KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë fshat. “Falënderojmë KEDS-in për këtë investim, sepse me vitet askush nuk ka investuar në rrjetin elektrik në këtë fshat. Shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit, pasi që ky fshat ka nevojë ende për të investuar”, tha ai.
Hoxha kërkon nga KEDS, që pas përfundimit të projektit, të hiqen kabllot vjetra.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS, garanton se kabllot e vjetra do të hiqen dhe dërgohen në depo.
Heqja e rrjetit të vjetër, sipas tij, do të bëhet pas përfundimit të punimeve. “Sapo të përfundojmë projektin, do të heqim kabllot e vjetra, siç edhe parashihet në projekt”, tregon Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët