Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë tanimë ka ndryshuar situata meteorologjike.

Siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.


Screenshot 6 3

Në këtë drejtim, bën të ditur IHMK, për dy ditët në vazhdim “do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell”.

“Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet më tej në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/