KA ARDHË PRANVERA! Në vetëm 5 hapa bëhu gati për sezonë.

Jo më kripë rrugësh, ngritëza, dhe sfida të pa këndshme rrugore për veturën tuaj.Me 5 hapa të thjeshtë, ju tregojmë se si mund t`i shtoni jetëgjatësinë veturës suaj.1. Pastrim i thellë i felgave. Pas një dimri të gjatë, pastrimi i felgave është i domosdoshëm. Përmes pastrimit të thellë të tyre ju do të largoni mbetjet e krijuara nga kripa, grimcat nga frenimet dhe mbetjet tjera të dëmshme atmosferike.Për kujdesin e felgave, ne rekomandojmë Q²M IRON WHEELCLEANER2. Largo kontaminimet e mbledhura nga kripa dhe faktorët tjerë të jashtëm të stinës së dimritBëji veturës një pastrim gjeneral. Sigurohu të kesh larguar të gjitha mbetjet dhe kontaminmet e mbledhura nga kripa dhe faktorët tjerë të jashtëm nga stina e dimrit, insektet, depozitat minerale, katrani I rrugës, ndotja e ajrit, rënia industriale dhe pluhuri.Të gjitha procedurat e dekontaminimit duhet të kryhen nga profesionistët e certifikuar.Për dekontaminimit përdorim këto produkte Q²M IRON & TAR.
3. Bëji veturës trajtimin SUPERSTARPastro veturën në thellësi, brenda dhe jashtë. Sigurohu që të largosh edhe papastërtitë më të thella dhe ato që nuk i arrinë me sy të lirë. Pastrimi I thellë i veturës duhet të bëhet rregullisht, sipas nevojës.Rekomandohet pastrim I thellë me avull, ozonim, pastrim i kanaleve të kondicionerit, rivitalizim i të gjitha plastikave brenda dhe jashtë, pastrimi i tapicerit të veturës dhe maskës së tërësishme të veturës, përfshirë edhe gomat dhe felgat.Për rezultate të garantuara, drejtohuni vetëm tek profesionistët.Për pastrim në nivel professional, ne përdorim këtë produkt Q²M BATHE.4. Ekstra shkëlqim edhe këtë sezonë, me Carnauba Waxing.Me një produkt të vetëm, ktheni dhe shtoni shkëlqim dhe mbrojtje për veturën tuaj.Me waxing e bëni makinën vezulluese dhe njëkohësisht I siguroni mbrojtje për afat të caktuar ndaj faktorëve dhe ambientit të jashtëm.Waxing është I përshtatshëm për të gjitha llojet dhe ngjyrat e veturave. Vendoset lehtë dhe largohet lehtë pa i shkaktuar dëmtime veturës.Për rezultate dhe efekt të menjëhershëm, rekomandojmë produktin Q² WAX.5. Coating për xhamat e veturës. Fillim pranvera vjen me shi, mbroni xhamat dhe siguroni shikueshmëri 100% gjatë vozitjes.Pas ditëve të ftohta me shi, dukshmëria në xhamin e përparmë zvogëlohet. Pas pastrimit dhe dekontaminimit, siguroni mbrojtjen e xhamit me coating për të rritur dukshmërinë, për të arritur super rezistencë ndaj rrezeve UV dhe për të përfituar xham hidrofobik dhe lehtë për tu pastruar.Për rezultatet më të mira të coating për xhamat e veturës, përdorni produktin Q2 QUICK VIEW.















































