Klubi italian, Juventusi ka vendosur të mbajë mbrojtësin turk Merih Demiral këtë verë, raportojnë media të shumta italiane.

Juve mendohet të jetë i përgatitur për të shitur Demiralin në qoftë se ata marrin një ofertë prej 40 milion euro, pavarësisht se u nënshkrua këtë verë nga Sassuolo për 18 milionë euro.


Kjo çoi në spekulime që lidhnin turkun me lëvizjet drejt Manchester United, Milanit dhe Atletico Madrid.

Demiral 2

Megjithatë, mediume si Sportitalia, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, shkruajnë të gjitha se Bianconerët e konsiderojnë atë si të pa-shitshëm.

21-vjeçari ka bërë ndikim të menjëhershëm te Zonja e Vjetër, pasi shënoi penalltinë fituese kundër Interit në International Champions Cupa. /Telegrafi/

telegrafi sport app