LAJMI I FUNDIT:

Juventusi po punon me Raiolan për rikthimin e Pogbas

Juventusi po punon me Raiolan për rikthimin e Pogbas
Paul Pogba (Getty Images)

Juventusi po mendon rikthimin në Allianz Stadium të ish-mesfushorit të tyre, francezit Paul Pogba.

Juventusi është duke eksploruar në mënyrë aktive mundësinë e ri-nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu po bashkëpunojnë edhe me agjentin e tij, Mino Raiola, që një gjë e tillë të ndodh.


Marotta nuk e hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Pogbas dhe Moratas
Lexo po ashtu Marotta nuk e hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Pogbas dhe Moratas

Javën e kaluar, drejtuesi i Juventusit, Beppe Marotta deklaroi një perspektivë të tillë si një “mirazh” duke marrë parasysh financat.

Pogba nuk ka arritur t’i tregojë gjitha vlerat te Unitedi (Getty Images)

Megjithatë, sipas gazetës Tuttosport, që atëherë, Marotta ka kërkuar një opsion të ri – duke diskutuar një marrëveshje huazimi me Raiolan për t’i vënë Unitedit.

Juve do të duhet të bie dakord të paguajë një tarifë të fuqishme të huazimit për Pogban dhe gjithashtu të mbulojnë pagën e tij prej 13 milionë eurosh.

Man Unitedi tregon çmimin që kërkon për Pogban
Lexo po ashtu Man Unitedi tregon çmimin që kërkon për Pogban

Por, Juventusi ka shpresa të mëdha pasi thuhet se ky propozim ka mbështetjen e Raiolas.

Super agjenti i ofroi Pogban Manchester Cityt në janar dhe gjithashtu PSG këtë muaj u interesua për të pasi e ardhmja e Pogbas te Unitedi mbetet e turbullt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori