Juventusi ditë më parë ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin italian Maurizio Sarri.

Tekniku italian iu bashkua Juventusit pas një aventure një vjeçare te Chelsea ku fitoi Ligën e Evropës.


60-vjeçari do të synoj që në krye të Zonjës së Vjetër të arrijë triumfin e shumëkërkuar në Ligën e Kampionëve.

Por dëshira kryesore e Sarrit në krye të Juventusit është që të punojë përsëri me mesfushorin italo-brazilian Jorginho.

GettyImages 1132614152 Jorginho. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Sarri insistoi për transferimin e Jorginhos te Chelsea, ndërsa tani e do rikthimin e tij në Itali.

Daily Mirror ka raportuar se krerët e Zonjës së Vjetër tanimë kanë filluar bisedimet me Chelsean për lojtarin.

27-vjeçari mund të transferohet në Juventus nëse kampionët e Italisë paguajnë shumën prej 575 milionë eurove të kërkuara nga Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app