LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i indinjuar me Koeman, mobilizoi një fluturim privat për ta marr mesfushorin në Torino

Juventusi i indinjuar me Koeman, mobilizoi një fluturim privat për ta marr mesfushorin në Torino

Gazzetta dello Sport ka shkruar mëngjesin e sotëm për pakënaqësinë e Juventusit ndaj përzgjedhësit holandez Ronald Koeman për veprimin e tij në ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Koeman përdori yllin e Juventusit, Teun Koopmeiners për të gjithë 90 minutat në ndeshjen kundër BeH dhe kështu vuri alarmin në klubin torinez përpara një prej derbit më të madh në futbollin evropian kundër Milanit.

Nga ana tjetër, Koeman ka pushuar në të njëjtin formacion yllin e Milanit, Tijjani Reijnders, dhe për këtë arsye tifozët e Holandës e kanë kritikuar në rrjetet sociale, ndërsa edhe faqet kushtuar Juventusit ishin kriktike.


Te gjigantët torinezë besojnë se ndeshja ishte pothuajse si miqësore dhe se nuk i duhej të detyronte Koopmeiners të luante 90 minuta, pasi ai sapo është rikuperuar nga një dëmtim në brinjë e thyer.

Gjithashtu, Zonja e Vjetër ka probleme të tmerrshme me lëndime, ndaj rrezikohet edhe statusi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm para derbit.

Prandaj, siç raporton Gazzetta dello Sport, Juventus vendosi për një lëvizje krejtësisht atipike. Menaxheri i ekipit Matteo Fabris mori një fluturim privat që do të kthejë menjëherë Teun Koopmeiners në Torino dhe të njëjtën gjë e bëri edhe me Kenan Yildiz, i cili luajti për Turqinë ndaj Malit të Zi.

Nga Koopmeiners te Douglas Luiz dhe Buongiorno - Top 10 blerjet më të shtrenjta të verës në Serie A
Lexo po ashtu Nga Koopmeiners te Douglas Luiz dhe Buongiorno - Top 10 blerjet më të shtrenjta të verës në Serie A

Juventus dëshiron të bëjë gjithçka në mënyrë që të ketë yjet e tyre në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur përpara ndeshjes kundër Milanit, e cila mund të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të sezonit për të dyja skuadrat.

Derbi mes Milanit dhe Juventusit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në “San Siro”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori