Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Beneventos, me rezultat 2-1.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian duke iu ofruar në vetëm një pikë liderit, Napoli.


Pjesa e parë foli e gjitha në të mirë të vendasve, por ishin mysafirët ata që gjetën golin e epërsisë me anë të Amato Ciciretti (19’), i cili shënoi për 1-0 një supergol nga goditja e dënimit nga 25 metra.

GettyImages 870508762 Momenti i ekzekutimit perfekt të Cicirettit (Getty Images)

Rasti më i mirë i Juventusit në pjesë të parë i takoi Douglas Costas (16’), ku goditi shtyllën, ndërsa rrezikuan edhe Paulo Dybala (41’) dhe Gonzalo Higuain (43’).

Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër u tregua krejtësisht tjetër skuadër, duke shënuar dy gola të shpejt për tu rikthyer epërsinë, ku fillimisht ishte Higuain, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të për 1-1.

GettyImages 870512408

Goli i epërsisë së Juventusit erdhi në minutën e 66-të të takimi, ku Juan Cuadrado shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Alex Sandros.

Deri në fund të takimit, skuadra e Juventusit arriti të menaxhoj mirë rezultatin dhe në fund arriti të marr një fitore të madhe në shtëpi me rezultat 2-1.

GettyImages 870519132 Festa e Cuadrados pas golit të epërsisë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juventusi ngritet në pozitën e dytë me 31 pikë, ndërsa Benevento mbetet në pozitën e fundit me zero pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët udhëtojnë te Sampdoria, teksa Benevento e presin në shtëpi Sassuolon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x67sqz5

https://www.dailymotion.com/video/x67susu

https://www.dailymotion.com/video/x67svey

telegrafi sport app