Moise Kean ka shkëlqyer në javët e fundit si me fanellën Juventusit ashtu edhe me Kombëtaren e Italisë.

Sulmuesi i talentuar italian nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion, por me t’iu dhënë rasti ai ka treguar vlerën.


Kontrata e Kean me Zonjën e Vjetër skadon në qershor të vitit 2020 dhe Juventus po synon ta blindojë atë.

Kean deri më tani ka refuzuar vazhdimin e kontratës për arsyeje se nuk kishte shumë hapësira.

GettyImages 1139324162 Moise Kean. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Por me t’iu dhënë mundësia ai tani është i gatshëm për të diskutuar për një kontratë të re.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ka filluar kontaktet me kampionët e Italisë për një kontratë të re.

Kean pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 ku do të ketë edhe rritje të pagës, nga 500 mijë që i fiton në stinor paga e tij vjetore do të jetë dy milionë euro. /Telegrafi/