Juventusi është në mesin e klubeve që është futur në garën për mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum, pasi ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Lojtari tashmë ia ka konfirmuar klubit se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij pas pesë viteve të kaluara në “Anfield Road”.


Barcelona ka kohë që konsiderohet si favoritja për nënshkrimin e tij, veçanërisht pasi ka në krye trajnerin holandez Ronald Koeman.

el centrocampista del liverpool georginio wijnaldum tendria un acuerdo con el barcelona

Megjithatë, gazeta spanjolle Marca pretendon se Juve është ende në garë për Wijnaldum. Pretendentë të tjerë janë Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

30-vjeçari ka bërë 40 paraqitje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar tre gola.

Klubet e tij të mëparshme janë Feyenoord, PSV Eindhoven dhe Neëcastle United. /Telegrafi/

telegrafi sport app