Juve pa konkurrencë në Serie A – por Interi ofron shpresë për të ardhmen
![Juve pa konkurrencë në Serie A – por Interi ofron shpresë për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069461270-e1544219664843-780x439.jpg)
Massimliano Allegri ka thënë para ndeshjes deri se “Juventusi nuk e ka shkatërruar kampionatin”. Por, tash e ka bërë këtë. Së paku për këtë sezon.
Zonja e Vjetër nuk ka treguar shenja të ndaljes, pasi të premten në mbrëmje arriti një tjetër fitore të rëndësishme duke e mposhtur Interin me rezultat 1-0.
Kampioni mbetet 15 ndeshje pa humbje, duke fituar 14 prej tyre, e që barazon kështu rekordin e vënë nga Paris Saint-Germaini këtë sezon për top-pesë ligat evropiane.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069461060-1.jpg)
Pikërisht sikur PSG në Francë, Juventusi është tepër i fortë për secilin ekip tjetër në Serie A, e kjo vërtetohet më mirë nga epërsia 11 pikëshe ndaj përcjellësit të parë, Napolit, që luan ndaj Frosinones të shtunën.
Ikona e Interit, Ronaldo ‘i vjetër’, kishte këshilluar ish skuadrën e tij që të shkojë në Torino dhe “të luajë me guxim”. Interi bëri këtë dhe duke mos treguar fare inferioritet ndaj Juventusit në kualitet. Por, as kjo nuk mjaftoi që së paku të rrëmbehet një pikë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069458416.jpg)
Ndodhi kjo përkundër faktit se Interi pikërisht, zhvilloi futboll shumë të mirë në këtë takim pak para fundit të pjesës së parë, kur Matteo Politano dhe Mauro Icardi kombinuan në formë të përkryer në zonë për të shërbyer Roberto Gagliardinin, i cili qëlloi shtyllën pingule.
Ishte e pamundur të mos ndjehej në atë moment se mysafirët nuk do të kishin më rast më të mirë se ky – dhe vërtet, Interi nuk pati rast më të mirë se ky.
Nerazzurrët kishin një tjetër mundësi shënimi kur Blaise Matuidi gaboi në brendësi të zonës, por goditja e Politanos u bllokua nga Leonardo Bonucci.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069458952.jpg)
Edhe në momentin kur Interit iu mundësua më shumë posedim i topit pas golit të Mario Mandzukicit, ekipi i Luciano Spalletitt nuk arriti të gjejë mënyrë për të depërtuar në mbrojtjen e Juventusit që pranoi vetëm tetë gola këtë sezon në Serie A.
Por, nuk është se kjo skuadër e Juventusit nuk ka dobësi.
Ashtu siç kemi parë ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, Juve ka raste të mungesës së koncentrimit, mungesës së rrjedhshmërisë në sulm, me Paulo Dybalan që ende po kërkon rolin e tij ideal në formacionin e Massimiliano Allegrit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069459114.jpg)
Por, Ronaldo dhe Mandzukic kanë formuar një partneritet brutalisht efektiv, me kroatin që së fundmi po përjeton momentet më të mira të tij në karrierë.
Goli i tij i fitores me një kros sublim nga i shumanshmi fantastik, Joao Cancelo, i cili kaloi në krahun e majtë gjatë ndeshjes, ishte goli i katërt i Mandzukicit në pesë ndeshjet e fundit.
Ky është versioni më i mirë i Mandzukicit të cilin e kanë parë tifozët e Juventusit ndonjëherë që prej arritjes së tij në Torino dhe sulmuesi ofron potencë fizike ashtu si gola, gola të mëdhenj, pasi 32 vjeçari ka shënuar ndaj secilës prej top pesë skuadrave në Serie A këtë sezon.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069458900.jpg)
Kjo mund të jetë skuadra më e mirë e Bianconerëve në shtatë vitet e fundit, e asnjë rekord dhe asnjë kundërshtar nuk është i sigurt prej kësaj skuadre. Është meritë e Juventusit kjo. Por, që Serie A është shndërruar në një kampionat ku dihet fituesi para fillimit të sezonit, nuk është gabimi i Juve.
Faji për këtë qëndron në keqmenaxhimin financiar të Interit e Milanit, që vuajnë ende nga tranzicioni i Tripletës dhe Scudettos, teksa Marotta, Agnelli dhe Paratici po vinin bazat për të ardhmen, të perandorisë më dominuese që Serie A kishte parë ndonjëherë.
Së paku, Milani dhe Interi tash po rindërtohen, me dy klubet që kanë menaxhment të ri dhe po kërkojnë rikthimin e lavdisë në San Siro të humbur në dekadën e fundit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069456882.jpg)
Për më shumë, Interi tash është 14 pikë prapa Juventusit në tabelën e Serie A, por Nerazzurët mund të jenë sa do pak komod me performancën e tyre në Allianz Stadium.
Spalletti para ndeshjes tha se gjërat marrin fund vetëm kur ndalohet së provuari dhe kur nuk ka besim në cilësi, e jo kur humbet një ndeshje.
Ai do t’ia dalë që t’i bindë lojtarët se nga paraqitja ndaj Juventusit ka pasur dëshmi se cilësia në kualitet është mbyllur ndjeshmërisht, ndoshta mund të mbyllet tërësisht me disa transferime nga drejtori i ri, Giuseppe Marotta.
Dhe, i shumë kritikuari nga tifozët e Interit, Spalletti nuk meriton t’i drejtohet gishti, aq më pak të shkarkohet. Ai dërgoi skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Juventusit ishte i detyruar të bënte zgjedhjet për shkak të lëndimeve. Juventusi nuk e fitoi ndeshjen, Interi e humbi atë.
Duke ditur që ndeshja me PSV është vitale për sezonin Nerazzur e që zhvillohet të martën dhe duke ditur se Radja Nainggolan mungon edhe në atë ndeshje dhe Matias Vecino ka lëndim muskular dhe është në lëndim me kohën, Spalletti ishte i obliguar të startojë me Joao Marion dhe Roberto Gagliardinin, të cilët nuk janë në listën e Ligës së Kampionëve, e që minutat e këtij takimi t’i ndajë mes Mateo Plitanos dhe Borja Valeros që këta të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj PSV-së. Spalletti bëri më të mirën e mundshme me zgjedhjet që i pati në dispozicion.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1069457772.jpg)
Tani për tani, nuk ka asgjë që qëndron në mes të Juventusit dhe Scudettos së tetë rresht. Kjo nuk është një skuadër spektakolare, por është solide. Në fjalë tjera është objekt i cili nuk mund të lëvizet.
Kështu, lufta për titull tashmë është e vdekur. Ngushëllimi i vetëm është se kjo skuadër e përmirësuar e Interit duket se është në gjendje që të bëhet një konkurrente serioze për titull sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri ‘jetën ferrë’ sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-380x233.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri ‘jetën ferrë’ sa herë që përballeshin
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-380x233.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR – Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/var-1-380x233.png)
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR – Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/var-1-780x439.png)
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur
![Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
![Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xavi-deco-780x439.png)
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-780x439.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi