Dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Milani mund të shkëmbejnë mes vete anësorin Federico Bernardeschi me mbrojtësin Alessio Romagnoli.

Të dy lojtarët kanë luftuar për të fituar zemrat e tifozëve këtë sezon dhe kontratat e tyre janë afër fundit, pasi do të skadojnë në qershor të vitit 2022.


Sipas mediumit Goal.com, Juventusi dhe Milani po konsiderojnë një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes shërbimeve të dy lojtarëve.

Romagnoli ka humbur vendin e tij të titullarit ndaj Fikayo Tomori, pavarësisht se ishte kapiten i skuadrës së Rossonerëve, dhe konsiderohet shumë i ngadaltë për të punuar në formacionin 4-2-3-1 të Stefano Piolit.

romagnoli

Nga ana tjetër, Bernardeschi është përdorur kudo nga një anësor në një ‘trequartista’, një 9 fals, një mesfushor qendror dhe madje kohëve të fundit edhe një mbrojtës krahu te Juventusi.

Nëse ai do të shkonte te Milani, do të kishte më shumë një rol të rregullt në pozicionet e përshtatshme për të, si pjesë e treshes që mbështet qendërsulmuesin.

bernardeschi juventus foto e1617711107823

Kjo nuk është hera e parë që të dy klubet lidhen me këta lojtarë, pasi një shkëmbim i mundshëm ishte diskutuar tashmë sezonin e kaluar.

Kjo është gjithashtu ndoshta sepse ata të dy përfaqësohen nga i njëjti agjent, i njohuri Mino Raiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app