Përsëri ti? Kjo mund të kishte qenë pyetja kur shorti hodhi përballë mes vete Juventusin dhe Real Madrid, me ndeshjen e parë që do të luhet në Torino.

Mendja menjëherë kthehet tek ndeshja finale e zhvilluar këtë sezon.


Të gjithë duhet ta dinë se Bianconerët janë e vetmja skuadër që e eliminoi Realin nga kjo garë në katër sezonet e fundit.

Në fakt, spanjollët nuk e kanë eliminuar kurrë Juventusi nga Liga e Kampionëve në dy ndeshje, prej se kjo garë luhet me formatin aktual.

GettyImages 691941350 Real Madrid - Juventus. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Por Real Madridi ka dominuar në finale, duke e mposhtur dy herë në 20 vitet e fundit.

Juventusi ka pothuajse skuadrën e njëjtë që luajti në qershor të vitit të shkuar ndaj Reali.

Ndërsa edhe te Real Madridi të njëjtën ADN dhe kulturë fituese të tyre.

GettyImages 691942788 Mbrojtja e Juventusit. (Photo by Matthias Hangst/REMOTE/Getty Images)

Leonardo Bonucci dhe Dani Alves janë larguar, ndërsa pjesa e tjetër është e njëjtë që ka qenë në finalen e Cardiffit.

Aty është Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Juve në ndeshjen e parë do ta ndjejë mungesën e Miralem Pjanic dhe Medhi Benatia.

GettyImages 692206632 Pamje nga ndeshja. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Vlen të theksohet se Higuain kthehet në Santiago Bernabeu për herë të parë pas largimit.

Juventusi dhe Real Madridi janë përballur 19 herë mes vete. Juventus ka 8 fitore kurse Real Madrid ka 9, përfshirë edhe finalet më 1998 dhe 2017. Vetëm një ndeshje është mbyllur baras. /Telegrafi/