LAJMI I FUNDIT:

Juventus lëshon deklaratë për media në lidhje me hetimin financiar

Juventus lëshon deklaratë për media në lidhje me hetimin financiar

Juventusi siguron tifozët e saj se ata po bashkëpunojnë me hetuesit dhe kanë besim që së shpejti do të sqarohen gjërat në lidhje me hetimin financiar që përfshin klubin.

Presidenti Andrea Agnelli është nën hetim për kontabilitet të rremë së bashku me drejtorët e tjerë aktualë dhe ish-drejtorë të klubit, duke përfshirë nënpresidentin Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, që tani është në Tottenham.

“Juventus Football Club pranon se Zyra e Prokurorit Publik të Gjykatës së Torinos ka filluar hetimet kundër Kompanisë dhe disa prej drejtuesve të saj aktualë (Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Stefano Cerrato) dhe ish zyrtarët në lidhje me “Të ardhurat nga të drejtat e regjistrimit të lojtarëve”.


“Kompania po bashkëpunon me hetuesit dhe me CONSOB dhe beson se do të sqarojë çdo aspekt me interes për të pasi beson se ka vepruar në përputhje me ligjet dhe rregulloret që rregullojnë përgatitjen e raporteve financiare, në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe në përputhje me praktikën ndërkombëtare në industrinë e futbollit dhe kushtet e tregut”, thuhet në deklaratën e klubit.

Juventusi po hetohet për 42 transferime të lojtarëe, shumë prej tyre në moshë të re.

Pjesë e hetimit janë edhe shkëmbeti mes Arthur Melo dhe Miralem Pjanic dhe ai mes Danilo dhe Joao Cancelo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Kalo në kategori