Juventusi është shokuar pas ndeshjes me Romën, ku mbeti i lënduar ylli i skuadrës Federico Chiesa.

Reprezentuesi italian ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.


Duke marrë parasysh lëndimin e Chiesas, Juve po kërkon një zëvendësim të italianit.

1348145719 scaled

Pierre Emerick Aubameyang është rikthyer në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër.

Sipas The Sun kampioni i shumëfishtë i Italisë ka kontaktuar Arsenalin për t'i marrë shërbimet e gabonezit.

FGBdWyMqvfjBJ5xVYx7JrW 1200 80

Drejtuesit e dy skuadrave janë duke folur edhe për Arthur Melon dhe mund të ketë një shkëmbim mes lojtarëve.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, marrëveshja mes dy palëve duket shumë afër duke marrë parasysh që Aubameyang nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta. /Telegrafi/

telegrafi sport app