Juventusi ka fituar ndaj Romës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka vazhduar kampionatin italian pa asnjë humbje, pasi kanë arritur të fitojnë derbin në shtëpi ndaj Romës.


Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 35-të dhe ishte kroat Mario Mandzukic, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Mattia De Sciglios.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi kroat Mandzukic, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte Cengiz Under që u notua me 5.6.

Juventus:

notat juve 2 e1545515394680

Roma:

notat juve 3 e1545515410682

/Telegrafi/

telegrafi sport app