Juventusi po planifikon të bëjë përforcime në repartin e mesfushës.

Lojtarët si Aaron Ramsey, Adrien Rabiot e Miralem Pjanic pritet të largohen gjatë afatit kalimtar të verës.


Mesfushori francez i Lyonit, Houssem Aouar dhe ai italian i Romës, Bryan Cristante janë objektivat e Zonjës së Vjetër.

Corriere dello Sport ka raportuar se Juventus i ka kërkuar Lyonit huazimin dy vjeçar të xhevahirit francez me obligim blerje pas dy viteve për 50 milionë euro.

NINTCHDBPICT000566409580 e1582821124144 scaled

Por për të arritur deri tek mesfushori, Juve duhet ta mposhtë konkurrencën e Manchester Cityt dhe Paris Saint Germain.

Ndërkohë Zonja e Vjetër vazhdon të këmbëngul për transferimin e mesfushorit italian të Romës, Bryan Cristante.

Sa i përket reprezentuesit të Italisë, Juventus nuk pritet të shpenzojë asnjë para, pasi synon ta shkëmbejë atë.

GettyImages 1173438091 Bryan Cristante. (Photo by Martin Rauscher - SEPA.Media/Getty Images)

Rolando Mandragora është i pëlqyeri i Romës që mund të shkëmbehet kokë më kokë me Cristanten, por mund të ndodh që në drejtim të kryeqytetit italian të shkojë Federico Bernardeschi dhe Roma t’i jap edhe 10 milionë euro të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app