LAJMI I FUNDIT:

Juve dëshiron ta mposht Interin në garën për Schick

Juve dëshiron ta mposht Interin në garën për Schick

Interi janë të shqetësuar se mund të humbasin nga Juventusi në garën për të nënshkruar me talentin e Sampdorias, Patrik Schick.

Sulmuesi çek ka shënuar 13 gola në 32 paraqitje për Sampdorian këtë sezon, duke bërë që të rriten spekulimet për një largim të tij në verë.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej vetëm 25 milionë euro në kontratën e tij, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Sampit për të çuar atë shifër në drejtim të  40 milionë eurove.


Interi, gati për të paguar klauzolën e Schick
Lexo po ashtu Interi, gati për të paguar klauzolën e Schick

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ka ftuar në Torino Presidentin e skuadrës nga Luigi Ferraris, Massimo Ferrero, për bisedime mbi një marrëveshje për Schick.

Nëse një marrëveshje do të shkojë përpara, do të ishte një goditje për Nerazzurrët, të cilët thuhet se e shohin 21-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të strategjisë së tyre të transferimeve të verës. /Telegrafi/