Ata janë parë gjatë kësaj javë nën shoqërinë e Kendall Jenner dhe menaxherit Scooter Braun.

Për ta bërë edhe më të bukur javën, Justin Bieber dhe Hailey kanë vendosur që të shijojnë një darkë romantike në California, shkruan Daily Mail.


Çifti i njohur janë parë të veshur plot stil, ndërsa kishin zgjedhur të mbanin maska kundër pandemisë coronavirus.

34179038 8822233 Heading out The pop star 26 and his wife 23 wore black face mask a 211 1602262645194

Hailey përmes veshjes së saj shumëngjyrëshe theksonte linjat trupore, ndërsa më në fokus ka vënë barkun e sheshtë.

Ndërkaq, Justin dukej më shumë të jetë veshur sikurse në përditshmëri me një bluzë me përmasa më të mëdha.

34179028 8822233 image a 22 1602220345348

Vlen të përmendet se dyshja kurorëzuan lidhjen në vitin 2018, ndërsa muajin e kaluar festuan dy vjetorin e martesës. /Telegrafi/